1 Maji feste dhe proteste ne Tirane

Në ditën e 1 majit ndryshe ditën e punëtorëve qytetarët e Tiranës ndryshe nga shumë vite më parë kanë preferuar ta kalojnë me shoqërinë dhe familjarët e tyre duke përfituar edhe nga koha ngrohtë dhe me diell. Vite më parë dita e punëtorëve ishte ditë feste dhe festohej nëpërmjet ceremonive të ndryshme, ndërsa këtë vit qytetarët shprehen se këtë ditë preferojnë ta kalojnë në heshtje.
Po 1 maji ka shërbyer edhe si ditë proteste për shumë qytetarë të cilët me anë të protestës kanë kërkuar hapjen e vendeve të reja të punës.
Duket se edhe qytetarët shqiptarë po shkojnë drejt orientimit perëndimor përsa si përket 1 majit, ditë e cila në mbarë botën është ditë protestash për të drejtat e qytetarëve dhe jo ditë festash siç ishte në Shqipëri në kohën e Enver Hoxhës.
Demonstrata në Ditën Ndërkombëtare të Punës u zhvilluan në të gjithë botën, por fokusi kryesor mbetet Evropa, ku në sfond janë protestat ndaj masave shtrënguese.
Protesta më të mëdha në Greqi, Spanjë dhe Portugali për shkak të krizës ekonomike në këto vende.
Protetsta në ditën e 1 majit pritet të përfshijnë mbarë globin, ndërsa forcat e sigurisë në Evropë janë vënë në gatishmëri për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë tubimeve.
Protesta në Evropë
Protestat kundër masave shtrënguese kanë përfshirë të gjithë qytetet e Greqisë, ndërsa greva ka përfshirë transportin publik dhe privat.
Në Spanjë kanë nisur marshime të mëdha të sindikatave, ndërsa në Portugali protestat priten të nisin në orët e pasdites. Në Itali gjithashtu priten marshime të mëdha të sindikatave.
Në Francë, fushata ndërthuret edhe në marshimet e sotme. Sarkozy do të kryesojë një tubim sheshin Trokadero që e ka quajtur mitingu i ‘punës reale’, duke marrë menjëherë ironinë e Holland që e etiketoi ‘mitingu i papunësisë reale’. Tubimi më i pritur është ai i Frontit Nacional që do kryesohet nga Mariane Le Pen, e cila pritet të japë edhe udhëzimet e saj se si duhet të votojnë të dielën pasuesit e saj
Protesta në Rusi dhe SHBA
Në Moskë kundërshtarët e Putin, komunistët, nacionalistët dhe sindikatat, të gjithë kanë vendosur të mbajnë tubime të veçanta.
Në SHBA, lëvizja e protestës Occupy ka bërë thirrje për protestë mbarëglobale kundër pabarazisë ekonomike.
Tubimet kanë ndodhur tashmë në të gjithë Azinë:
Në Hong Kong, rreth 5.000 punëtorë marshuan duke kërkuar rritje page minimale.
Në Xhakartë, Indonezi, më shumë se 9,000 punëtorës marshuan në pallatin e shtetit duke bërë thirrje për pagën më të mirë dhe mbrojtje të punës
Në Manila, Filipinet, disa 8.000 punëtorë u mblodhën pranë pallati Malacanang të bëjë thirrje për rritjen e pagave.