Kriza ekonomike kursen turizmin zbarkojne turistet e pare

Kriza ekonomike duket se ka kursyer turizmin, pasi lajme pozitive vijnë nga ky sector. Zak Topuzi, president i sektorit të akomodimit, tregon se me ngrohjen e temperaturave kanë nisur të vijnë turistët e parë nga Kosova dhe vendet fqinje.
Sipas Topuzit, risia këtë vit janë paketat mes vendeve të rajonit, me qëllim thithjen e sa më shumë turistëve që vizitojnë disa vende brenda një udhëtimi, duke përfshirë këtu edhe vendin tonë.
Zoti Topuzi ndalet tek nevoja e lehtësirave fiskale, që duhet të ketë sektori i turizmit, me qëllim që ai të zhvillohet më tej.
Deri tani, nuk raportohen mbyllje të bizneseve që kanë aktivitet turistik. Madje sipas Shoqatës Shqiptare të Turizimit këtë vit janë hapur biznese të reja të hotelerisë.