E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu dhe Tahiri vizite pune ne Uashington

Ministri i Mjedisit, njëkohësisht kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, së bashku me deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahiri, po zhvillojnë një vizitë pune në Uashingtron. Ata u takuan me kryetarin e Kongresit, John Bohener. 
Kryetari i kongresit vlerësoi zhvillimet demokratike në Shqipëri, rolin dhe kontributin e Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan. Ai 135 çmoi veçanërisht kontributet konkrete të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, angazhimet e saj në misionet paqeruajtëse, sidomos kontributin e drejtpërdrejtë ushtarak në Afganistan. 
Zoti Mediu dhe Tahiri patën  takime edhe me senatorët, John Kerry, kryetar i Komisionit të Jashtëm dhe ish-kandidat për President i SHBA- s, liderin e senatit Hary Reid, senatorët, Dan Coats, Isakson, Ëiker, Hutchinson, Enzi, Klobuchar, etj. 
Në takimet e veçanta me senatorin Jim Inhof dhe Mark Prayor u theksua nevoja e vazhdimit të reformave demokratike në Shqipëri dhe forcimimi Institucioneve në shërbim të të drejtave të qytetarëve. Mediu dhe Tahiri, vunë theksin në qendrimet programore të partive të tyre të cilat konsistojnë pikërisht në çështjen kombëtare shqiptare,veçanërisht  respektimin e të drejtës së pronës private. Ata theksuan nevojën e një reforme zgjedhore të drejtë që të garantojë lirinë dhe të drejtën e votës si dhe përfaqësimin e drejtë në parlament.
Në të njëjtën frymë miqësore dhe mirëkuptimi u zhvilluan takimet me kongresmenët, Robert Aderholt dhe Dana Rohrabacher. 
Në të gjitha takimet u theksua se SHBA mbështesin zhvillimet në Shqipëri, reformat e qeverisë, por njëkohësisht kërkuan bashkëpunim të forcave politikë për interesat e vendit dhe në mënyrë konkrete të proceseve integruese, të cilat do bëjnë të mundur ndërtimin dhe funksionimin e Institucioneve sipas standarteve demokratike në shërbim të shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›