E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri zgjedhjet e para pluraliste me 7 maj

Sirianët do të mbajnë zgjedhjet e para pluraliste në datën 7 maj, hera e parë në 40 vietët e fundit. Data e zgjedhjeve është shtyrë disa herë deri tani.

Kandidatët nga tetë parti politike do të nisin garën për 250 vendet e parlamentit. Gjysma e tyre janë dizenjuar për kandidatët nga shtresat e punëtorëve dhe fshatarëve. Këto zgjedhje, gjithsesi, kundërshtohen nga opozita që drejton kryengritjen ndaj regjimit të presidentit Bashar Al Asad. Më herët, vetëm partitë që i përkisnin Frontit Kombëtar Progresist të Al Asad lejoheshin në zgjedhje. E nderkaq sulmet ne vend vazhdon dhuna . Dy sulme vetëvrasëse tronditën qytetin veriperëndimor sirian të Idlibit, duke marrë 8 jetë njerëzish sipas televizionit shtetëror ndërsa aktivistët flasin për 20 viktima.

Shpërthimet, kishin në shënjestër zyrat të shërbimit sekret të forcave ajrore dhe atij ushtarak. Shumica e viktimave ishin personel i sigurisë. Ngjarje si këto, por edhe raportet e vazhdueshme për episode dhune në vend pavaresisht hyrjes ne fuqi te armepushimit ne 12 prill, tregojnë se kriza siriane eshte ende larg zgjidhjes dhe shtojnë argumentet e atyre që e shohin me skepticizëm funksionimin e planit të paqes së Kofi Ananit. Shpërndarja e 300 monitoruesve në terren pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm. Megjithatë, shumë varet nga vullneti i dy palëve në konflikt, sepse nëse ata vendosin të mos heqin dorë nga dhuna, edhe vëzhguesit në fund s’do ketë zgjidhje tjetër përveçse të tërhiqen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›