Pogradeci gati per te mirepritur turistet dhe vizitoret

Edhe pse sezoni turistik në qytetin e Pogradecit do edhe disa javë që të çelet zyrtarisht, bashkia e Pogradecit,duket se është në përfundim të përgatitjeve ,për të mundësuar kushte sa më të përshtatshme për pushuesit ,që këtë verë do të zgjedhin bregun e liqenit të Ohrit. Përsa i përket infrastrukturës së brendshme të qytetit ,janë rehabilituar nga ana e bashkisë shëtitoret dhe rrugët periferike,të dëmtuara nga dimri,ndërsa janë zgjeruar ndjeshëm sipërfaqet e gjelbra, ku vetëm në shëtitoren kryesore, janë mbjellë më tepër se 300 pemë të reja. Tashmë, bulevardi kryesor në qendër të qytetit është transformuar në zonë pedonale, në të cilën turistët vendas dhe të huaj mund të bëhen pjesë e xhirove tradicionale të mbrëmjes. E gjithë vija e bregut të liqenit, në një gjatësi prej 3 km. që shtrihet brenda territorit të bashkisë është pastruar nga mbetjet urbane dhe me afrimin e sezonit turistik, do të vijohet me plugimin e rërës.
Në fokus të vëmendjes së bashkisë,do të vijojë të mbetet përgjatë muajve të sezonit turistik edhe grumbullimi dhe menaxhimi I mbetjeve urbane,duke bërë pastrimin e territorit disa herë në ditë,por nga ana tjetër duke vazhduar fushatat sensibilizuese për banorët ,që të mos hedhin mbeturinat vend e pa vend.
Për të rritur numrin e frekuentuesve të liqenit të Pogradecit,e kushtëzuar kjo në një masë të madhe edhe nga konkurenca e bizneseve të hotelerisë në Ohër dhe Strugë,bashkia e Pogradecit u ka kërkuar bineseve, që të mos rritin në mënyrë abusive çmimet gjatë sezonit turistik si dhe të përmirësojnë kushtet e akomodimit dhe cilësinë e shërbimeve.
Uji i kristaltë i liqenit të Pogradecit, klima e freskët, kuzhina tradicionale, mbret i së cilës është korani, por edhe investimet në infrastrukturën e qytetit dhe garantimi i ujit të pijshëm pa ndërprerje, janë arsye pse pushuesit këtë verë duhet të kenë si zgjedhje të parë liqenin e Pogradecit, ku pushimet do të jenë të paharruara.