E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji në Rusi, me marshime pro qeveritare

Qindra mijëra njerëz kanë marshuar sot në Rusi, në demonstratat e zakonshme të 1 majit, shumica e të cilave ishin në përkrahje të Kremlinit.

Në Moskë, pothuajse 5 mijë komunistë dhe anëtarë të grupeve të majta, marshuan në qytet duke mbajtur flamuj të kuq duke shënuar kështu festën e tyre, ajo që në kohën sovjetike ishte e njohur si “Dita e Solidaritetit Ndërkombëtarë për Punëtorët”.

Partia kryesore e vendit, Rusia e Bashkuar, ka mbledhur turmën më të madhe të njerëzve ku ishin të përfshirë edhe punëtorët e fabrikave dhe instituteve përreth Moskës.

Organizatorët e këtij tubimi thanë se 25 mijë persona kanë marrë pjesë. Rusia, në të njëjtën kohë po bëhet gati për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit ndërsa disa muaj më pas do të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale ku pritet të garojnë edhe presidenti aktual, Dmitri Medvjedev dhe kryeministri, Vladimir Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›