E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmedinexhad konfrontohet me Udhëheqësin Suprem

Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se presidenti Mahmud Ahmedinexhad, ka marrë pjesë në një takim qeveritar sot pas mungesës një javore për shkak të tensioneve që ishin raportuar në mes të Ahmedinexhadit dhe udhëheqësit suprem të Iranit.

Konfrontimi në mes të Ahmedinexhadit dhe Ajatollah Ali Hamenei përfshinte pezullimin e shefit më me ndikim të shërbimit të inteligjencës, Hejdar Moslehi.

Hamenei menjëherë reagoi duke e rikthyer në punë Moslehin. Më pas, në atë që dukej si protestë, Presidenti nuk mori pjesë në dy takime të kabinetit, javën e kaluar.

Para një jave, Hamenei bëri një qortim të rrallë publik ndaj Ahmedinexhadit duke thënë se ai nuk do të hezitojë që të intervenojë në çështjet e qeverisë, çdo herë kur është e nevojshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›