1 Qershori, Berisha dhe Rama pranë fëmijëve: Ju premtojnë të ardhme më të mirë
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në një aktivitet të organizuar në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve.
Kreu i ekzekutivit e vuri theksin tek përkujdesi i fëmijëve që u përkasin pakicave, teksa premtoi qeveria do të bëjë gjithçka për një të ardhme më të mirë.
“Sot është një ditë, shumë e vecantë është dita e fëmijëve, është dita e të ardhmes, është dita e dashurisë më të madhe, ndaj dhe së bashku le të urojmë, fëmijëve që kemi këtu, të urojmë fëmijët e tjerë, të cilët me përpjekje titanike, bëjnë gjithçka për ti marrë jetës atë që u takon dhe duhet të kenë. Le të urojmë shumë shëndet, gëzime të urojmë gjithë bashkë se Shqipëria të ndërtohet siç kanë të bukur këta ëndrrën e tyre. Të bëjmë gjithçka për një të ardhme që këta fëmijë meritojnë, sot rriten të lirë por nuk do thotë se kanë vështirësi. Kjo do thotë se jemi të aftë dhe kemi mundësi si shoqi të bëjmë gjithçka që këta të kenë cilësi edukimi shumë më të mirë, kushte jetese me të mira, të ardhme me të ndritur se gjeneratat pas tyre. Këtu kemi fëmijë me disa kufizime. Është rast për tu zotuar para tyre se do bëjmë gjithçka që ata të arrijnë në përpjekjen e tyre të madhe për një jete normale, hapa serioze janë marrë por hapa të rëndësishëm do të ndërmerren dhe angazhimi dhe kujdesi i qeverisë do të jetë gjithnjë më i madh”, tha kryeministri.
“Le të zotohemi që në këtë dekadë të shumëfishojmë forcat për të kapërcyer pasojat e diskriminimit për romët, për fëmijët egjiptianë me origjine, por në tërësi kujdesi m maksimal drejt fëmijëve të pakicave. Ju përqafoj të gjithëve, Gëzuar”, uroi shefi i qeverisë.
Në aktivitetin e sotëm ishin e pranishme dhe zonja Liri Berisha si dhe zonja e parë e vendit Odeta Nishani.
1 Qershori, Rama pranë fëmijëve jetim në Vlorë, premton të ardhme më të mirë
Kreu i PS-së, Edi Rama njëherësh kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës ka përzgjedhur shtëpinë ku strehohen fëmijët jetim të qytetit bregdetar për ti uruar gjithë fëmijëve shqiptar “Gëzuar 1 Qershorin”. I shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, Rama qëndroi në mes të fëmijëve, të cilët luanin dhe gëzonin.
“Rama gëzuar 1 Qershorin. Bashkë me kryetarin e Bashkisë vendosët që sot këtë 1 qershor ta festojmë tek jetimorja me fëmijët jetim dhe më fëmijët e tjerë të lagjes me dëshirën e madhe duke i uruar 1 Qershorin fëmijëve të zotohemi se do bëjmë më shumë, për të gjithë fëmijët e Vlorës, për fëmijët që kanë nevojë për kushte më të mira, ne çerdhe kopshte shkolla lagje, kanë nevoje për hapësira dhe aktivitet që ti shërbejnë mirë rritjes së tyre”, tha Rama.
Kryesocialisti Rama kishte marrë me vete dhe dhurata për fëmijët (kompjutera të vegjël, dore). Rama tha se tabletat elektronike do të sjellin risi për shkollën, teksa nuk shmangu edhe premtimin elektoral se brenda 4 viteve të ardhshme shkolla e mesme dhe më pas ajo 9-vjecare do të pajisen me tableta elektronike që së shpejti mund të zëvendësojnë librat.
“Sot ne kemi sjellë, disa dhurata , janë dhurata që lidhen me ata që duam të bëjmë për gjithë fëmijët e Shqipërisë , kemi sjellë këto tableta, kompjutera të vegjël dore që kanë një të mirë të madhe se fëmijët i mësojnë vetë nuk kanë nevoje fare për mësues për ti mësuar si të përdorin, për të mësuar gjëra që nga librat mësojnë me vështirësi. Tabletat janë ato që duam të sjellim si të risi për shkollën. Duam brenda 4 vitet e ardhshme, shkollat e mesme dhe dalëngadalë dhe shkolla 9- vjecare të fillojnë të pajisen me tableta. Objektivi është të arrijmë deri ne heqjen e librave dhe mbajtjen e këtyre tabletave edhe për mësimdhënien. Dua që këto 30 tableta të shërbejnë si guri i parë i themelit, për katër vitet e ardhshme këtu në Vlorë për fëmijët e Vlorës. Sot do i japim këto tableta për fëmijët e jetimores, duke i konsideruar si fëmijët tanë, si pasuri dhe amanet të përbashkët. Do vijojmë të pajisim me tableta të gjithë fëmijët”, premtoi Rama.
“Ju uroj Gëzuar 1 Qershorin! Dëshiroj ta kaloni gëzuar ditën, ju premtoj bashkë me xhaxhi Shpëtimin e se ne do bëjmë shumë më tepër për ju në vijim dhe 1 Qershorin tjetër do e festojmë prapë bashkë diku tjetër. Faleminderit dhe Gëzuar 1 qershorin”, uroi Rama.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sot 1 Qershori, fëmijët ‘protestojnë’ me lojëra FOTO: 1 Qershori, Rama pranë fëmijëve jetim në Vlorë