E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti në takimin elektoral të Berishës, 53-vjecari, vijon të mbahet në komisariat

BURREL- Petrit Hoxha, 53-vjecari i cili akuzohet se qëlloi mbi makinën e Kryeministrit Berisha gjatë aktivitetit elektoral të mbajtur në këtë qytet, vijon të jetë i shoqëruar në komisariat.

Burime nga policia e Burrelit, bëjnë me dije se Burrelit bëjnë me dije se 53-vjecari ndodhet ende nën efektin e alkoolit, ndërkohë që prite të merret në pyetje, me qëllim zbardhjen e incidentit dhe shkaqet që e shtynë për një veprim të tillë.

Incidenti është shënuar dje gjatë takimit elektoral të kyeministrit Berisha ne Burrel, ku mësohet se 53-vjecari ka qëlluar me baltë në drejtim të makinës së kreut të qeverisë. Lajmi u konfirmua nga policia e Burrelit, e cila ka shoqëruar në komisariat 53-vjecarin Petrit Hoxha. Sipas policisë së Burrelit, Hoxha e ka kryer këtë veprim nën efektin e akoolit. Incidenti ka ndodhur në momentin e largimit të eskortës së kreut të mazhorancës, pas mbajtjes se fjalimit ne Burrel, pikërisht në vendin e quajtur “Kryqezimi i Barhamit”.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 53-vjecari ka marrë një grusht dhe nga trungu i një peme dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit ku ndodhej kryeministri, me pas po sipas dëshmitareve, truprojat janë kudërpërgjigjur menjëherë duke rrahuar 53-vjecarin. Policia ka shoqëruar 53-vjecarin në komisariat, për të marrë në pyetje.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›