E Hënë, 2 Nëntor 2026

1 Qershori, Spiropali shpërndan dhurata për fëmijët e shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zhvilloi këtë të premte një vizitë të veçantë pranë Shërbimit të Pediatrisë në Tiranë. Spiropali mori pjesë në aktivitetin e organizuar për fëmijët si dhe takoi disa prej tyre dhe personelin mjekësor që kujdeset për ta.

Kryeparlamentarja u shpreh se shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve duhet të jenë gjithmonë prioritet i institucioneve dhe shoqërisë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për familjet nga sistemi shëndetësor.

Edhe drejtoresha e Përgjithshme e QSUT, Prof. Dr. Donjeta Bali, u shpreh se forca dhe energjia që japin fëmijët në kushte spitalore, sjellin dritë dhe optimizëm dhe na japin forcë të përballemi me sfidat e përditshme.  Ajo tregoi se në Shërbimin e Pediatrisë, ka mjedise ku fëmijët që kanë nevojë për qëndrim më të gjatë, të zhvillojnë mësim në klasat digjitale.

Shërbimi i Pediatrisë së Specialiteteve ka një kapacitet prej 140 shtretërish dhe 17 poltronë për pacientë që kanë nevojë për terapi ditore.

Në këtë aktivitet nën një atmosferë festive, u shpërndanë edhe dhurata për fëmijët në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›