E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Stop duhanit” – Aktivitet sensibilizues në Shkodër për Ditën Botërore Kundër Duhanit

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër , organizoi një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit në kuadër të 31 majit, Ditës Botërore Kundër Duhanit.  Aktiviteti ishte informues për dëmet e duhanit dhe promovues për një jetë pa duhan.

“Unë jam i mendimit që të gjithë kemi rrënjë në këtë qytet, si individ, si prind, si qytetar dhe nuk jemi këtu për të gjykuar ato që e pinë duhanin por për ti inkurajuar që ta lënë, kryesisht të rinjtë për ti mbështetur në këtë nismë nga një e ardhme që sjellë vetëm pasoja”, u shpreh Ditmir Borici, Specialist në Njësinë Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër.

Dita Botërore Kundër Duhanit synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi ndikimin që ka përdorimi i duhanit si dhe dëmeve që sjell konsumimi i tij në shëndetin tonë.

Rritja e të rinjve që konsumojnë duhanin është kthyer në një shqetësim. Shumë prej tyre e konsumojnë edhe pranë shkollave që në moshë të vogël.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›