E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha Te emancipojme shoqerine per te drejtat e femijeve

Me rastin e ditës së fëmijëve në Tiranë u organizua në qendrën rajonale të Autizmit në Farkë me mbështetjen e fondacionit “Fëmijët shqiptarë “dhe të ambasadorit të BE-së në Tiranë Etore Sekui, aktiviteti për 300 fëmijë të ndryshëm nga zona përreth, nga fshati SOS, dhe nga shtëpia e fëmijës “Zybere Halluli”.

Në këtë koncert ku ishin të ishin të pranishëm Presidentja e Fondacionit Zonja Liri Berisha dhe ambasadori i BE-së Etore Sekui, pasi i uruan fëmijëve të pranishëm : Gëzuar Festën e 1 Qershorit! Zonja Berisha dhe Sekui ndanë tortën e madhe të përgatitur, mbi të cilën ishte pikturuar një fëmijë me balonë dhe me simbolin e Europës.

Presidentja e këtij fondacioni theksoi se shoqëria duhet të emancipohet që të përgatisë fëmijë për të ardhmen evropiane, pasi këta fëmijë kanë ëndrra të përbashkëta. Zonja Berisha bëri apel për më shumë kujdes dhe vëmëndje ndaj fëmijëve.

“Nëse do të duam t’i japim vendit një qytetar të denjë europian është shumë e rëndësishme që të punojmë fort të gjithë së bashku për të emancipuar shoqërinë që të drejtat e fëmijëve të njihen dhe të respektohen. Emancipimi i shoqërisë, prindërve, familjeve për një brez të ri të edukuar me parime të forta qytetare është domosdoshmëri”, u shpreh Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë.

Edhe Ambasadori Sekui uroj fëmijët për festën e tyre. Ai u shpreh se “unë shpresoj që e ardhmja e Shqipërisë , e cila gjendet këtu mes fëmijësh, të jetë në Bashkimin Europian”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›