Tirana pret në momente magjike ndërrimin e viteve
2012 tashmë ka ardhur. Të gjithë shqiptarët kanë festuar momentin më tradicional, ata të ndërrimit të viteve. Në orën 00.00, kur festa shënon kulmin, atmosfera ndizet jo vetëm në ambjentet e shtëpive por edhe në rrugët kryesore .
Kamerat e RTV Ora News u vendosën në disa zona të Tiranës dhe në Dajt për të përcjellë momentin më madhështor dhe spektalin e madh të fishekzjarreve, kur akrepat e orës shkuan 12:00. Atmosferë e magjishme në qytetin më të madh të shqiptarëve u ndje në çdo hapësirë e lagje të qytetit.
Kjo atomosferë fishekzjarresh shoqëroi për disa orë kryeqytetasit, ndërkohë që një pjesë e mirë vendosën të shëtisin, të festonin në bare apo lokale nate.
Edhe pse nata e ndërrimit të viteve, ishte e ftohtë, ku termometri shënoi ulje të ndjeshme, asgjë nuk pengoi festimet me familjen, miqtë apo të afërmit.