E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, zjarri djeg banesën, vdesin të moshuarit

 Ngjarja ndodhi në fshatin Dhoskat të Gjirokastrës, ku si pasojë e një zjarri të rëndë, kanë gjetur vdekjen shtetasit Sotir Stoja 80 vjeç dhe gruaja e tij 75 vjeçare Angjelina.

Ata ndodheshin të vetëm në banesë, teksa flakët e kanë shkrumbuar plotësisht ndërtesën. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në ngrohësen që dy të moshuarit kishin ndezur. Trupat pajetë janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse.

                                                                                             2012-01-01 12:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›