1 maji, Evropa dhe SHBA-ja në protestë, Rusia e Kuba festojnë

Protesta
Me rastin e 1 majit bota është ndarë në dysh, ku në shumë shtet ka pasur protesta dhe në një pjesë tjetër e ka festuar.
Dhjetëra mijëra punëtorë kanë protestuar sot kundër shkurtimeve në shpenzim në shumë vende evropiane gjithashtu edhe në SHBA janë paralajmëruar protesta.
Por në Moskë, presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti në largim, Dmitri Medvedev, e kanë udhëhequr marshin më të madh të Një Majit, prej rënies së ish Bashkimit Sovjetik.
Në këtë parakalim të stilit sovjetik ishin tubuar më se 150 mijë vetë. Tubim i madh i organizuar nga shteti është mbajtur edhe në Havanë të Kubës
Sindikatat në Greqi, Spanjë, Portugali, Itali dhe Francë, i kanë shfrytëzuar tubimet e Një Majit për kritika të zëshme për masat e kursimeve në gjithë eurozonën.
Në Torino të Italisë, protestuesit janë përleshur me policinë speciale. Në Madrid dhe Barcelonë të Spanjës, dhjetëra mijëra vetë janë tubuar në mot me shi për ti kundërshtuar kursimet qeveritare. Në Athinë të Greqisë, afro 5 mijë punëtorë, pensionistë dhe studentë, kanë marshuar duke i kundërshtuar masat e kursimeve, raporton Radio Evropa e Lirë. /E.L/