Obama prezanton sloganin e fushatës, Përpara
Presidenti Amerikan, Barack Obama ka publikuar sloganin e ri “Forward” ose Përpara, me të cilin ai do të futet në fushatë për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.Sloganin i ri përshkruan kushtet e vështira ekonomike në fillim të mandatit presidencial të Obamës, e më pas theksohen sukseset e arritura në tre vitet e para të qeverisjes së Shtëpisë së Bardhë. Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen në nëntor të këtij viti dhe përballë Obamës pritet të jetë republikani Mitt Romney. /E.Lata/