E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditë feste apo proteste? (VIDEO)

Share

Ndryshe nga vende të tjera, ku qytetarët kanë protestuar në Diten Ndërkombëtare të Punëtoreve, papunësisë, tek ne kjo ditë konsiderohet thjeshtë një ditë pushimi.

Ndërkohë te Liqeni Artificial të martën ka patur njerez me ushqim dhe shtroje me vete, të cilët kanë preferuar të pushojne ne natyre. Madje edhe banore nga qytete te tjera kane mberritur ne kete piknik te madh.

Shume prej tyre dine se ne diten nderkomebtare te punetoreve duhet te protestonin per papunesine, pagat apo probleme te tjera ekonomike e sociale, por thone se jane te paorganizuar

Te tjere banore, me kushte me te mira ekonomike kane zgjedhur baret apo restorantet per t’i dhene 1 Majit kuptimin e plote te nje dite feste.

Shqipëria, vendi pa sindikata

Perpjekjet e disa fraksioneve sindikaliste ne Tirane per te organizuar manifestime proteste kane deshmuar qarte se Shqiperia eshte tashme pa levizje mirefilli sindikaliste.

Ashtu si edhe ne fusha te tjere te shoqerise, politika ne menyre graduale ua zbehu rolin, i ndau ne te majta e te djathta dhe i shnderroi sindikatat ne ingranazhe te sajat. Sindikatat, apo drejtuesit e tyre, nuk kane me besimin dhe atributin e organizatave qe mund te motivojne dhe nxjerrin njerezit ne marshime proteste. Ato ose jane pale me opoziten ne protesta politike, ose, akoma me keq, jane pale me qeverine ne tribuna festimesh.

Ne kushtet kur ne rruge marshimet popullore organizohen vetem nga partite dhe vetem per arsye politike, shqiptaret kane gjetur nje zgjidhje tjeter. 1 Majin, diten qe simbolizon revolten e njerezve te thjeshte kunder gjendjes se tyre ekonomike, ne e kemi kthyer ne nje dite defrimi dhe feste popullore. Njesoj si ne kohen e komunizmit, por pa banderola dhe parada madheshtore ne bulevardet e qyteteve. /TCH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›