E Diel, 1 Nëntor 2026

Besnik Mustafaj: Shumë demokratë e shohin veten tek FRD. Kjo parti do ketë rrugë të gjatë në politikë

Share

Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të partisë së re të së djathtës, Fryma e Re Demokratike, shpjegoi për Shqip arsyet pse ishte aty. Unë jam këtu si një intelektual i djathtë, si një njeri me përvojë politike, si një njeri me një pasion për politikën dhe që është i shqetësuar se e djathta shqiptare është në gjendje të atrofizuar, qoftë si ide dhe program politik, qoftë edhe si aktivitet politik, tha Mustafaj. Ky moment përbën një shpresë të mirë për të gjithë shqiptarët se politika do të moralizohet siç tha edhe Oketa, dhe se do të fitojë disa standarde që i mungojnë sot dhe janë standarde të nevojshme për të qenë një vend evropian, vijoi më tej ai.

Mustafaj tha se shumë demokratë e gjejnë veten tek kjo parti dhe rruga e saj në politikë do jetë e gjatë. Unë takova sot disa ish- kolegë, të cilët janë të përfshirë në këtë lëvizje. Unë nuk kam folur me të tjerë, por unë besoj se ka shumë demokratë në të gjitha nivelet e PD të cilët nuk e shohin veten të huaj ndaj atyre çka u thanë sot. Pastaj duhet parë në konkretësi dhe vazhdim, por unë kam besim se duke njohur integritetin e zotit Oketa dhe të një pjese të këtij grupi nismëtar, që kanë ndërmarrë një iniciativë kaq të rëndësishme, unë besoj se kjo forcë politike do të bëjë rrugë të gjatë, tha Mustafaj.

Është shumë e rëndësishme ajo që tha zoti Oketa se kjo do jetë një parti pozitiviste. Cila parti tjetër është pozitiviste në skenën politike? Askush.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›