E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 maji, protesta dhe përleshje

Në ditën e tyre më të rëndësishme, mijëra punëtorë në botë kanë dalë në tubime e marshime protestë kundër padrejtesisë dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Koalicioni për të drejtat e punëtorëve dhe emigrantëve në New York ishte organizues i marshimit të 12-të të përvitshëm të kësaj dite, ndërsa lëvizja "zaptimi i Wall Street-it" bëri thirrje për demonstrata solidariteti me sindikatën e punonjësve të transportit. Në të dy eventet bëhet thirrje për reformën e sistemit të emigracionit që eshte pro-punëtorit të thjeshte, ndërsa kërkohet gjithashtu edhe fundi i deportimeve.

Turqi, përleshje gjatë një tubimi

1 maji erdhi me përleshje në Turqi. Policia në qytetin të madhe te vendit, Stamboll u detyrua të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve të mbledhur në sheshin 'Taksim'.

Autoritetet lokale i kishin ndaluar tubimet në këtë shesh për festimet e 1 Majit, e pjesa me e madhe e rrjetit te transportit publik ne qytet, eshte mbyllur. Gazit lotsjellës dhe pompave te ujit, protestuesit iu përgjigjen me breshëri gurësh mbi forcat e rendit.

Separatiste te majte e kurde jane perleshur rregullisht me policine gjate demonstratave ne Turqi dhe tubimet e 1 Majit kane marre shpeshhere kthese te dhunshme ne te kaluaren. Sheshi "Taksim" eshte mbyllur per marshimet e punetoreve pasi vrasjes se 37 veteve nga nje person i armatosur 1 Majin e vitit 1977. Tubime u organizuan sot edhe ne Korene e Jugut, ku protestuesit kerkuan kushte me te mira pune.

Kushte me te mira pune dhe rroga me te larta kerkuan punetoret ne Kamboxhia, qe paguhen aktualisht nga 80 deri ne 150 dollare e muaj. Marshime per me shume te drejta pati edhe ne Indonezi e Filipine ku u be thirrje edhe per fundin e kontratave jofavorizuese te punes./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›