Grupi kriminal i përfshirë në kontrabandën e artefakteve

Sipas njoftimeve të para të MPB-së, në këtë aktivitet ilegal janë të përfshirë edhe të punësuar në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë.
Ministra e Punëve të Brendshme në kuadër të aksionit "Falanga" zbuloi një grup kriminal prej 19-personash i cili nga lokalitetet arkeologjike në territorin e Demir Kapisë, Sveti Nikoles, Kavadarit dhe Shkupit ka kryer gërmime ilegale të sendeve me vlerë kulturore dhe arkeologjike, shitjen e tyre në vend dhe jashtë si dhe shitjen e ikonave për të cilat ekziston dyshim se e kanë prejardhjen nga objekte kishtare ndërsa janë me vlerë të çmueshme për trashëgiminë kulturore të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë aksionit janë arrestuar 14 persona nga të denoncuarit, dy persona me shtetësi serbe nuk janë gjetur, ndërsa tre tashmë janë arrestuar dhe janë denoncur papraksihtme lidhur me të njëjtën procedurë, njoftoi në pres-konferencën e sotme ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankuloska, raporton ina.
Mbi bazën e fakteve deri në Prokurorinë e Përgjithshme Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot do të parashtrohet kallëzim penal për 19 anëtarët e grupit kriminal, prej të cilve 17 janë shtetas të maqedonisë dhe dy shtetas serbë.
Siç vërtetohet nga MPB-ja, midis të arrestuarve dy persona janë punësuar në Drejtorinë për Mbrojtje të Pasurisë Kulturore dhe dy në Muzeun e Maqedonisë dhe në Muzeun në Demir Kapia si dhe një polic nga Velesi. Ata kanë dhënë infrmacione për rëndësinë, vlerën dhe sigurinë e trashëgimisë kulturore, kanë mundësuar transportimin e sendeve arkeloogjike nga një lokalcion në tjetrin dhe shitjen e tyre jashtë Maqedonisë.
Sipas informacioneve fillestare, në shtëpitë e të arrestuarve u gjendën një numr i madh artefaktesh dhe ikonash./Indeksonline/