E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 mije litra nafte per te djegur fletet e votimit

Djegia sot skadon afati per aplikimet. KQZ puneson personel te perkohshem per fletet

Skadon sot afati per aplikim per punonjesit e perkohshem te cilet do te djegin fletet e votimit te zgjedhjeve te zhvilluara ne 28 qershor 2009. Ne baze te nje vendimi te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te marre me 29 dhjetor do te jene plot 48 punonjes te perkohshem ne rolin e supervizorit apo punonjesit te logjistikes te cilet do te menaxhojne procesin e djegies se fleteve te votimit. Ky proces nis me 7 janar dhe perfundon ne 5 mars. Kutite e fleteve te votimit dhe ato te materialeve zgjedhore te perdorura ne vitin 2009 do te jete te njejtat qe do te perdoren dhe ne zgjedhjet lokale te cilat do te zhvillohen me 8 maj te ketij viti.

Punonjesit e perkohshem

Ne zbatim te vendimit nr. 51 date 29.12.2010 Per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet per Kuvendin te dates 29 Qershor 2009 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te punesoje personel te perkohshem duke filluar nga data 7 Janar 2011 ne pozicionet e meposhtme 1. Supervizor Logjistike 2. Punetor logjistike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon qe te aplikojne te gjithe te interesuarit qe kane punuar me pare dhe kane eksperience ne logjistiken zgjedhore. Dokumentacioni duhet dorezuar ne KQZ brenda dates 5 Janar 2011 ora 16.00 - thuhet ne njoftimin e KQZ-se. Komisioni qe administron procesin zgjedhor ne Shqiperi me 4 vota pro miratoi me 29 dhjetor vendimin per djegien e fleteve te votimit. Edhe pse perfaqesuesit opozitare kundershtuan kete vendim dhe bojkotuan mbledhjen KQZ ne prani te kuorumit te nevojshem vendosi qe procesi i djegies se fleteve te votimit te nise me 7 janar dhe te perfundoje brenda 5 marsit. Eumlshte parashikuar qe procesi i hapjes se kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore si dhe zbatimit te procedurave te percaktuara ne nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor te realizohet brenda nje afati 60 ditor qe nga moment i marrjes se vendimit nga KQZ - thuhet ne vendimin e KQZ-se. Me tej ne vendimin e Komisionit theksohet se pergatitja e kutive te votimit per zgjedhjet e ardhshme duke u bazuar ne Dekretin e Presidentit nr. 6668 date 06.09.2010 Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore eshte ne kushtet e emergjences. Per kete arsye eshte i domosdoshem fillimi i menjehershem i procesit te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 qershor 2009. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar ne nenin 21 pika 1 dhe neni 178 pika 6 te ligjit nr. 10019 date 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise vendosi 1. Te hape kutite e votimit dhe kutite e materialeve zgjedhore te perdorura ne Zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 qershor 2009. 2. Hapja e kutive te votimit do te filloje ne daten 07.01.2010 dhe do te perfundoje ne daten 05. 03.2011 - thuhet ne vendimin e miratuar tashme. Aty saktesohet me tej dhe numri i punonjesve qe do te punesohen perkohesisht per te vene ne zbatim kete vendim si dhe fondi financiar prej 4.134.250 lekesh. Ky vendim ka efekte financiare me te medha nga se mund te parashikohej ne kushte normale te cilat nuk mund te perballohen nga buxheti i institucionit prandaj KQZ do te kerkoje nga Keshilli i Ministrave akordimin e nje fondi shtese per permbushjen e ketij detyrimi ligjor - ka sqaruar KQZ ne vendimin e saj.

Djegia e fleteve ngrihet komisioni per hapjen e kutive

Ngrihet komisioni per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Ashtu sic ishte parashikuar ne vendimin e date 29 dhjetor 2010 Per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 qershor 2009 me urdher te kreut te KQZ-se eshte ngritur komisioni iu cili nis funksionimin me daten 7 janar. Ky komision do te kete pergjegjesine kryesore per seleksionimin dhe administrimin e te gjitha materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit qe ndodhen ne kuti te cila kane qene molla e sherrit per me shume se nje vit e gjysme mes mazhorances dhe opozites. Vendimi i 29 dhjetorit parashikon qe komisioni te zbatoje pike per pike Kodin Zgjedhor ne nenin 178 pika 6 te te cilit parashikohet qe materialet zgjedhore do te dergohen ne Arkivin e Shtetit nderkohe qe fletet e votimit se bashku me kundrafletet do te digjen. Ne perfundim te procesit te hapjes se kutive te votimit Komisioni per Hapjen e kutive te votimit do te hartoje nje raport te cilin do ta paraqese ne Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Vendimi i KQZ-se 29 dhjetor 2010

4. Hapja e kutive dhe administrimi i dokumentacionit zgjedhor dhe materialeve brenda kutive te votimit te behet sipas procedures se meposhtme.

a Kryetari i KQZ-se me urdher te brendshem ngre komisionin per hapjen e kutive te votimit

b Komisioni per Hapjen e Kutive te Votimit do te jete pergjegjes per seleksionimin dhe administrimin e dokumentacionit zgjedhor te parashikuar ne nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor i cili do ti dergohet Arkivit Qendror te Shtetit seleksionimin e materialeve qe mund te riperdoren si dhe per procesin e djegies se fleteve te votimit dhe kunderfleteve.

c Ne perfundim te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te nje njesie zgjedhore punonjesi qe do te kryej kete procedure harton nje procesverbal sipas Lidhjes 1 bashkelidhur ketij vendimi

d Ne perfundim te procesit te hapjes se kutive te votimit Komisioni per Hapjen e kutive te votimit harton nje raport dhe ja paraqet KQZ-se.

750 milione leke buxheti per zgjedhjet lokale

700-750 milione leke do te jete fondi qe Komisioni qendror i Zgjedhjeve do ti kerkoje Qeverise per te mbuluar shpenzimet e zgjedhjeve lokale qe do te zhvillohen ne 8 maj te ketij viti. Shifra ende e pa zyrtarizuar me nje vendim eshte bere publike nga kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani. Ai ka sqaruar se ne ditet ne vijim do te kete edhe nje vendimmarrje ne te cilen anetaret do te miratojne projektbuxhetin e parashikuar per zgjedhje qe do ti paraqitet me pas Keshillit te Ministrave. Nderkohe qe sqaron se vonesat ne miratimin e buxhetit per zgjedhjet e ardhme kane ardhur si pasoje e ngercit politik per fletet e votimit. Por vendimi per djegien e fleteve te votimit i marre m2 29 dhjetor i ka dhene zgjidhje ketij problemi. Sipas kryetarit Ristani kostoja e zgjedhjeve te 8 majit pritet qe te jete me e vogel se ajo e zgjedhjeve vendore te 2007-es kjo edhe per shkak se nje pjese e infrastruktures eshte gati nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›