E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guria ne krye te AIDA Si do funksionoje Agjensia e Investimeve

Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje para mediave Eneida Guria drejtoreshen e re te Agjensise Kombetare te Investimeve dhe Zhvillimit te vendit si struktura me e re nen varesi te Keshillit te Ministrave ne ndihme te biznesit. Sipas Berishes Agjencia Shqiptare per Investime dhe Zhvillim do te sherbeje si nje busull per investitoret shqiptare e te huaj. Eneida Guria ka qene drejtuese e Qendres Kombetare te Licensimit. Kreu i ekzekutivit shprehu bindjen se kjo agjenci do te shnderrohet ne historine e dyte te suksesit me te madh ne fushen e reformave ekonomike dhe biznesit pas qendres se licensimit.

Dy vjet me pare Eneida i dha Shqiperise nje nga sukseset me te medha ne fushen e biznesit QKL-ne. Gjate dy viteve qeveria ka kontaktuar me ekspertet me te mire ne fushen e investimeve te huaja dhe keta arriten ne perfundimin se Shqiperise i mungonte AIDA dhe se duhet te ngrihej. Eneida do ta shnderroje ne histori te dyte suksesi te madhe edhe kete qender. AIDA do te jete nje busull orientuese per biznesin. AIDA do te ofroje sherbim me nje sportel per te gjitha projektet private. Per kreun e qeverise kjo agjenci do te beje te mundur realizimin e ambicjes Shqiperia vend i zhvilluar ne 2017. Agjencia Shqiptare per Investim dhe Zhvillim eshte ngritur sipas modeleve me te suksesshme europiane e boterore. Agjencia Shqiptare per Investime dhe Zhvillim AIDA do te sherbeje si katalizator per terheqjen e investitoreve te huaj ne vendin tone. Sipas keshilltares se kryeministrit per ekonomine Suzana Guxholli kjo agjensi do te ofroje per biznesin e huaj te gjitha sherbimet qe i nevojiten ne formen One Stop Shop. Gjithashtu sipas Guxhollit kjo agjenci eshte ngritur ne forme te tille qe eliminon burokracite. Nepermjet saj do te promovohen potencialet per investim qe ofron Shqiperia ne evenimentet me prestigjoze nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›