E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 miliard euro mallra të konfiskuara në vendet e BE-së

Autoritetet doganore të Bashkimit Evropian kanë konfiskuar mallra të falsifikuara me vlerë prej 1 miliard euro, gjatë vitit 2012, kryesisht të importuara nga Kina.

Mallrat më të shpeshta të konfiskuara kanë qenë cigaret dhe Viagra, kanë njoftuar zyrtarët e BE-së.

Rreth 40 milionë artikuj individualë që dyshohet se kanë shkelur të drejtën e autorit janë konfiskuar, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian rreth veprimtarisë doganore për të siguruar të drejtën e autorit. Shumica e këtyre artikujve janë shkatërruar.

Vlera e artikujve të konfiskuar është përafërsisht e njëjtë me atë të mallrave që janë konfiskuar në vitin 2011.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›