Arrestohet Ezeli, dyshohet për tregti droge
STAMBOLL- Policia e Stambollit arrestoi 50 persona të dyshuar për tregtim të lëndëve narkotike.
Mediat raportojnë se në aksionin e policisë, që kishte për qëllim goditjen e tregut të narkotikëve, është arrestuar edhe aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, i njohur për rolet e Ezelit (“Ezel”) dhe Mehmet Kosovali (“Aci Hayat”).
Aksionet e policisë janë organizuar në qytetet kryesore, si Stamboll, Ankara, Bodrum e Kusadasi, ndërsa mësohet se krahas 39-vjeçarit Kenan Imirzalioglu janë arrestuar edhe disa aktorë të tjerë turq.
Mediat në Turqi raportojnë se pas kontrollit mjekësor, të arrestuarit janë dërguar në paraburgim.
(er.nu/BalkanWeb)