E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, Rama takon Samaras e Venizelos: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes 2 vendeve

ATHINE - Kryeministri i ri shqiptar Edi Rama, zhvilloi këtë të hënë një vizitë në Athinë, ku takoi kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm grek.

Takimi Rama-Samaras u cilësua nga zyra e shtypit e kryeministrisë greke si një takim “privat”. Pas takimit nuk pati deklarata, por Rama shkroi në Twitter: “Takim rreth 1 orë me Antonis Samaras për të diskutuar në kontekstin e një kapitulli të ri marrëdhëniet mes dy vendeve".

Kryeministri i ri i Shqipërisë Edi Rama shkoi më vonë në selinë e ministrisë së Jashtme greke, për t’u takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministër i jashtëm, Evangelos Venizelos.

Në takimin Rama-Venizelos u diskutuan çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Sipas ministrisë së Jashtme greke “takimi u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive."

Dy politikanët ranë dakord të hedhin themelet për një zhvillim të ri dinamik të marrëdhënieve shqiptaro-greke, menjëherë pas marrjes së detyrës së zotit Edi Rama, në shtator të këtij viti.

Nga ana tjetër, ka shumë gjasa që zoti Venizelos në vijë në Tiranë, së shpejti ku do të takohet me homologun e tij shqiptar.

Brenda një muaji kryeministri i ri shqiptar u takua me kryeministrat e Italisë, Turqisë dhe Greqisë.

Tre ditë më parë në një intervistë me kanalin televiziv CNN Turk, zoti Rama tha se këto tre vende janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. 

(BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama në Greqi, takim me Samaras

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›