E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, garë makinash në autostradë, ndërhyn policia

PRISHTINE - Policia e Kosovës parandaloi zhvillimin një gare të paligjshme automobilistike në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Njësitet Policore të komunikacionit rrugor të caktuara për mbikëqyrje të autostradës kanë arritur të parandalojë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 24:00, mbajtjen e një gare të paparalajmëruar automobilistike në autostradën e Kosovës “Ibrahim Rugova”.

Kjo garë e planifikuar nga një grup personash pritej të mbahej në kilometrin e 52 –të të autostradës në të cilën ishin grumbulluar mbi 100 automjete të ndryshme, kryesisht të reja dhe të shpejta, që do të merrnin pjesë na garë.

Mësohet se për të ndjekur këtë garë automobilistike të organizuar në mënyrë të kundërligjshme, në autostradë ishin grumbulluar rreth 150 persona.

“Njësitet policore të komunikacionit rrugor të asistuar nga njësitet policore te stacionit të Malishevës kanë arritur të parandalojnë mbajtjen e kësaj gare dhe njëherazi të largojnë automjetet nga autostrada”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›