E Diel, 1 Nëntor 2026

50 Cent mund të dënohet deri me pesë vjet burg

SHBA - Këngëtarit të njohur 50 Cent i është lexuar sot aktakuza me dyshimin se ka sulmuar fizikisht ish të dashurën dhe i ka dëmtuar asaj apartamentin.

Procesi kundër këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është caktuar për të hënën.

Nëse shpallet fajtor, këngëtari i hitit, “In Da Club”, mund të dënohet deri me pesë vjet burg dhe gjobë prej 46 mijë dollarësh.

Ish e dashura e tij i ka thënë policisë së gjatë një konflikti të ndodhur më 23 qershor, këngëtari ka shkatërruar apartamentin e saj në Liqenin Toluca, dhe më pas ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

Policia vlerëson se dëmi që i shkaktuar pronës së ish të dashurës së 50 Cent shkon deri në 7100 dollarë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›