E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 orë shtesë mësim, mësuesit pro

Shtimi i orëve mësimore për konsulta duket se shihet me interes edhe nga mësuesit, por nuk shihet si zgjidhje për eleminin e kurseve private. Ne sot kemi shkuar në shkollën e mesme "Besnik Sykja". Lidhur me çështjen e shtimit të një ore mësimi në programin mësimor të secilit mësues në ditë për çdo ditë, mësuesit e kësaj shkolle janë përgjigjur se kjo është e nevojshme për të eleminuar kurset private. Megjithëse disa prej tyre kanë shpjeguar kurset private lidhen edhe me probleme të tjera si ngarkesa në tekste dhe pavemendja e nxënësve në orët e mësimit.
Sipas ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj çdo shkollë duhet mbështesë, përmes konsultimeve të planifikuara, nxënësit që kanë vështirësi në përvetësimin e programit mësimor. Prindërit dhe nxënësit duhet të kenë besim tek shkolla dhe mësuesit dhe të mos i drejtohen më kurseve private.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›