E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Kamzës, grevë për diplomat

Protesta e studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës, pasi duket se ka rënë në veshë të shurdhur ka detyruar që studentët e këtij universiteti të futen në grevë. Ata kanë zgjedhur ambientet e Universitetit të Kamzës për të hyrë në grevë. Pas një konfrontimi me policinë 15 studentet kanë arritur të zënë një nga sallat e fakultetit të Agrobiznesit nga e cila janë edhe pjesa më e madhe e studentëve që kanë hyrë në grevë. Studentët e Kamzës kërkojnë të vazhdojnë studimet në nivelin e dytë per të marrë Diplomat e Nivelit të Dytë, sipas Kartës së Bolonjës. Por, universiteti ka vendosur mesetaren e pranimit 7 për studentët që do të kalojnë në nivelin e dytë. Sipas studenteve ata janë njohur e këtë vendim vetëm në fund të vitit të tretë.
Studentët e universitetit të Kamzës bëjnë të ditur se do të qëndrojnë në grevë deri në plotësim të kërkesave të tyre dhe pse mund të rrezikojnë shëndetin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›