1 shekull pavarësi, Berisha dhe Rama bashkohen në Vlorën e flamurit
Vlorë- Ngritja e flamurit kuq e zi në Vlorë në përvjetorin e 100-të të tij ka shuar edhe çdo dilemë për pjesëmarrjen e kundërshtarëve politike Sali Berisha dhe Edi Rama.
Ky vit jubilar për mbarë kombin shqiptar kudo ndodhet, ka bërë gjatë festime të 28 nëntorit, bashkë Berishën e Ramën, të cilët morën pjesë dhe shtrënguan duart në nderimet e rastit në Sheshin e Flamurit.
Rama dhe Berisha ndryshe nga deklaratat e ndërsjellta që u përkthyen për festa të ndara të dy kampeve politike treguan sot se pa asnjë dallim shqiptarët u mblodhën bashkë në Vlorë. Nga ku bënë edhe nderimet në bustin e personit që bëri realitet pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.
Kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës Rama nuk morën fjalën nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, teksa pjesëmarrës ishin edhe krerët e lartë të institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë. Por qeveria shqiptare mbajti darkën e jubileut mbrëmjen e djeshme në Vlorë, teksa drejuesit lokalë të qytetit thonë se festa është ditën e sotme dhe shtrimi i saj do jetë pikërisht më 28 nëntor. Vendimi që pritet t’i bashkohet edhe opozita.
/IDEA/
Flamuri kuq e zi bashkon shqiptarët në Vlorë

Shqiptarët kudo ndodhen bashkohen për 100-vjetorin
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: