E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora e le Rihanen me gisht ne goje

Kengetarja me origjine kosovare Rita Ora ka fituar nje rol kinematografik, i cili me pare i ishte dedikuar Rihanes. Behet fjale per pjesen me te re te filmit,"The Fast And The Furious 6", pasi ekipi i audicionit ka hequr dore nga aktorja e meparshme (Rihanna) , sepse Rita i ka bindur me shume me paraqitjen e saj plot temperament dhe stilin e guximshem. Mediat amerikane kane bere te ditur se Rita do te luaje ne filmin e njohur, me aktoret Vin Diesel dhe Dwayne "The Rock" Johnson. Gazeta britanike "The Sun" raporton se kosovarja Rita Ora ka shkelqyer ne prova, ku regjisoret kane mbetur te magjepsur nga sjellja dhe pamja e saj. Pas kesaj, duket se Rihanna do te kete edhe me shume material per te shfryre mllefin e te ankohet tek "bossi" i te dyja kengetareve, reperi Jay Z. Nderkaq, ky i fundit nuk duket se nuk po brengoset shume, pasi eshte bere e ditur se ai i ka dhuruar Rites nje ore dore, "Rolex" per ditelindjen e saj(dje) e cila i kushtoi 30.000 paund. Rita dje festoi ditelindjen e saj te 22-te dhe ka publikuar ne faqen e saj zyrtare ne Twitter, nje status "Gezuar ditelindjen te gjithe personave qe e kane ate sot", duke uruar te gjithe njerezit, qe e kane ditelindjen ne nje dite me te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›