E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ngjyra e kuqe", del ne shitje fustani i vajzes ne videoklip

Vetem nje dite pas publikimit te klipit te kenges "Ngjyra e kuqe" klikimet dhe komentet ne YouTube, jane te shumta. Videoja e realizuar nga "Entermedia" dhe e konceptuar ne stilin e viteve '40 duket se ka patur reagime te mira nga publiku. Nderkohe mesohet se fustani i kuq i vajzes ne video eshte nxjerre ne shitje. Mesa duket kete radhe Adrian Gaxha se bashku me Florianin e vogel kane ditur te godasin ne shenje me kete kenge, e cila eshte shume e pelqyer per publikun dhe po kthehet ne nje hit. Gaxha u paraqit me kete kenge ne edicionin e fundit te festivalit "Kenga Magjike" duke fituar cmimin e internetit. Por ky kengetar i suksesshem nuk kishte si te rrinte jashte atmosferes festive, qe ka pushtuar cdo shqiptar, sic eshte 100-vjetori i Pavaresise se Shqiperise. Keshtu Adrian Gaxha ka sjelle nje kenge pikerisht per kete feste te madhe kombetare. Kengetari nga Shkupi, ka ripunuar hitin e madh "Xhamadani vija-vija", te cilin e kendon se bashku me Florianin e vogel. Kenga eshte risjelle ne kohe ne rrymen "remix Mouse", per te cilin eshte kujdesur DJ Ronnie Skendera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›