Lind foshnja e parë për 100-vjetorin e Pavarësisë, ajo është një vajzë
Tiranë- Fëmija i parë që ka lindur në vitin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë është e seksit femër.
Foshnja lindi në orën 02:15 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet dhe gëzon shëndet të plotë.
Ende nuk dihen planet e prindërve të saj për emrin, por është një fëmijë fatlum sepse lindi në një vit jubilar dhe në një ditë kur e gjithë Shqipëria është në festë.
Ndërkohë që një rast i tillë do të mund të përsëritet vetëm pas 100 vitesh, kur vendi të kremtojë 200-vjetorin e pavarësimit nga sundimi i huaj.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: