1 tetori, më shumë përkujdesje për moshën e tretë
TIRANË.- Me rastin e afrimit të 1 tetorit, ditës ndërkombëtare të moshës së tretë, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), organizuan sot në Tiranë konferencën kombëtare "Të Moshuarit-Familja, Shoqëria dhe Institucionet e Kujdesit Social".
Denada Seferi, Drejtore e Politikave Sociale në Ministrinë e Punës, theksoi rëndësinë e mbështetjes së kësaj moshe si dhe vlerësoi pozitivisht iniciativat e marra nga Qeveria për përkrahjen e personave në moshë të tretë.
"Vlera e brezave të moshës së tretë, është pa përshkrueshme, prandaj përçimi i tyre jo vetëm nëpërmjet nesh, por edhe nëpërmjet brezave të rinj, është e një rëndësie të parë", tha Seferi, duke kujtuar se MPÇSSHB ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë këtë grup social.
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, në fjalën e tij, nënvizoi se "prania ime sot këtu, është shenjë e mbështetjes dhe bashkëpunimit që ka ofruar dhe do të ofrojë MPÇSSHB, me të gjitha organizmat dhe ofruesit e shërbimeve për të moshuarit".
Ksera bëri të ditur se "në mbështetje të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit (2007-2013), ku paraqiten politika horizontale të Qeverisë për reduktimin e varfërisë dhe përjashtimin social, janë hartuar dokumenta të tilla si; Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale; Strategjia Ndër-sektoriale e Përfshirjes Sociale si dhe më i rëndësishmi Dokument Politik Ndër-sektorial për Moshën e Tretë dhe Plani i Veprimit 2009-2013, i cili synon ndërtimin e instrumentave që mbështesin të moshuarit të ruajnë dinjitetin dhe pavarësinë e tyre, në familje dhe komunitetet, ku jetojnë".
Sipas tij, përfundimi i procesit të decentralizimit, ka mundësuar transferimin e shtatë qëndrave të shërbimeve rezidenciale dhe ditore në varësi të qeverisjes vendore, ku marrin shërbime të përkujdesit shoqëror 370 të moshuar, duke i dhënë kështu njësive vendore një rol më të rëndësishëm dhe funksione të reja në administrimin e institucioneve të përkujdesit shoqëror, çka ka rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve për këtë kategori si dhe cilësisë së monitorimit dhe inspektimit të shërbimeve të ofruar nga institucionet e Përkujdesit Shoqërore, Publik dhe Jo publik nga Shërbimi Social Shtetëror.
Paralelisht me këtë, tha Ksera, "Ministria e Punës, në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm, po punon për nxitjen e vullnetarizmit si një element i ri i solidaritett ndërmjet brezave në shoqërinë tonë dhe si rrjedhojë e kësaj nxitje, numri i Organizatave Jo Fitim Prurëse (OJF), të licencuara për moshën e tretë, është në rritje dhe mund të themi se nga viti 2005-2011 është shtuar numri i tyre me 30%".
Ksera bëri të ditur se 5 qëndra ditore për të moshuarit, në varësi të pushtetit vendor, ofrojnë shërbime për 279 të moshuar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, ndërkohë që 6-të qendra rezidenciale jopublike i ofrojnë këto shërbime për 116 të moshuar në të njëjtat rrethe. Ndërkohë, 8 shërbime komunitare dhe shërbime alternative ofrojnë shërbime për 1005 të moshuar në Pogradec, Gjirokastër, Elbasan, etj.
Eva Pojani, Drejtore e Shërbimeve Sociale dhe Strehimit në Bashkinë e Tiranës, theksoi se "rritja e mbështetjes për të moshuarit, të cilët janë tradita dhe historia e një vendi, është e domosdoshme, pasi duke u kujdesur për ta, kujdesesh për prejardhjen tënde, për vlerat e tua si dhe të shoqërisë ku jeton".
Prof.Dr.Edmond Dragoti, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, theksoi se "përkujdesja ndaj moshës së tretë, duhet të edukohet dhe ushqehet që moshë të vogël, prandai fakulteti ynë ka nisur programe të veçanta për t’i ndërgjegjësuar të rinjtë në këtë drejtim".
(s.g/atsh/BalkanWeb)