Studimi, seksi më i dobët në fakt është më i forti!
BELGJIKË- Nëqoftëse njerëzit mund të dallohen nga një forcë e madhe fizike, rolet janë të kundërt sa i përket organizmit.
Femrat janë më të forta se meshkujt! Nga një studim i publikuar në BioEssaysm, i kryer nga një grup studiuesish nga Belgjika, rezulton se femrat kanë treguar një sitem imunitar më te efektshëm sa meshkujt.
Studimi e vë theksin tek kromozoni X, i cili tek meshkujt ndodhet vetëm një kopje, ndërsa tek femrat dyfish, gjë e cila i vendos në gjendje të "aftësisë së kufizuar imunologjike ".
Brenda kromozome X gjenden molekula të vogla ARN me funksion rregullator, të ashtuquajtura micro ARN, që shpjegojnë edhe predispozionin e grave për të reaguar nga infeksionet që i sulmojnë.
"Gratë jetojnë më gjatë se burrat dhe kanë një organizëm që i bën ballë më mirë infeksioneve dhe traumave. Ne besojmë se kjo është për shkak të kromozomin X, e cila përmban 10% të të gjitha mikro ARN”,- shpjegojnë studiuesit.
Mungesa e një cifti kromozonesh X tek meshkujt zvogëlon përqindjen e mikro ARN, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe rritjen e rrezikun për sëmundje të ndryshme.
(e.m/BalkanWeb)