Tiranë, grabitet pika e UKT, policia: Grabitësi u largua me 1 mln lekë
TIRANË- Një grabitje me armë ka ndodhurmesditen e sotme në një pikë të pagimit të faturave të ujësjellës kanalizimeve në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bako Dervisha, në afërsi të Shkollës së Baletit rreth orës 13:40 të mesdites së sotme.
Policia e cila mbërrriti menjëherë në vendngjarje nga dëshmitë e para bën me dije se grabitësi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë punonjësen e kësaj pike, e cila e traumatizuar i ka dhënë kërcënuesit të gjtihë shumën që dispononte arka.
Mësohet se në këtë pikë arkëtimi faturash të ujësjellësist në momentin e grabitjes ndodhej vetëm arkëtarja, e cila është përballur me grabitësin e vetme. Nga dëshmitë e para mësohet se grabitesi rreth 1.60 cm i gjatë, kishte veshur një bluzë të zezë me xhinkse, dhe mbante në kokë vetëm një kapele.
Grabitësi me një gjese në dorë dhe nën kërcënimin e pistoletes ka kërkuar gjithë sasinë e parave që ndodheshin në arkë dhe dyshohet se ai është larguar me një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra, por ende nuk është bërë i gjithë invetari i sasisë së parave që ndodheshin në kete pikë momentin e grabitjes
Punonjësa, e cila nuk ka pësuar lëndime po merrret në pyetje, ndërkohë që në hetimet e policisë janë përfshirë edhe dëshmitarë të rastit apo kamerat që ndodheshin në lokalet rreth pikës së arkëtimit, të cilat mund të ndihmojnë në një identikit të grabitësit.
Uniformat blu janë vënë menjëherë në punë për të zbardhur ngjarjen si dhe kapjen e autorit.
Mësohet se kjo nuk është grabitja e parë që ka ndodhur në këtë pikë, pasi sipas policisë ajo rezulton të jetë grabitur edhe dy herë të tjera.
PRECEDENTI
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ëhtë vjedhur një pikë internet-kafe në Kombinat, ku mësohet se grabitësit janë larguar me njjë shumë prej 500 mijë letësh të vjetra.
(e.m/BalkanWeb)