E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plagos dhëndërin me thikë, pranga vjehrrës

VLORË- Një 48 vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ka plagosur dhëndërin e saj me thikë pas një grindjeje.

Mësohet se Bukurie Bajrama, akuzohet se ka plagosur me thikë 31 vjeçarin me iniciale R.S, pas një grindjeje që ajo ka patur me këtë të fundit në një mjedis të populluar.

48- vjeçarja Bajrama ka goditur dhëndrin, duke i shkaktuar atij plagë të ndryshme në trup dhe, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë ende nuk bëhen të ditura motivet e konfliktit familjar që shkaktuan këtë ngjarje të rrallë për qytetin e bregdetar, ku protagonistët u bënë vjehrra dhe dhëndri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›