Durrës, teatri pesë premiera në sezonin e ri artistik
DURRËS- Pesë shfaqje të reja do të jenë pjesë e kalendarit artistik 2011-2012 në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Sezoni ri do të nisë pak ditë më pas me premierën "Suita në hotel Piaca", vënë në skenë në regjisorja Driada Dervishi.
Edhe regjisori dhe libretisti Haxhi Rama ka përzgjedhur aktorët dhe ka nisur punën për të ngjitur në skenë komedinë e tij "Dashuri e dytë në moshën e tretë", e cila, bashkë me problematikat e sotme shoqërore, synon të kthejë humorin e munguar në këtë teatër.
"Dramatizimi "Engjëj dhe djaj", i autorit të njohur italian Roberto Saviano, dramatizim i veprës letrare “Rrno për me tregue”, me regji të Adelina Muçës, do të jenë dy shfaqje ndryshe në teatrin e Durrësit.
Teatri “Aleksandër Moisiu” parashikon një hapësirë edhe për artistët e rinj, të cilët nën drejtimin e regjisores Esmeralda Keta do të përgatisin dramën e Albert Kamysë "Kaligula”.
(atsh/BalkanWeb)