Kosovë/ Thaçi: Detyra në qeveri, përgjegjësi dhe jo privilegj
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi pasi ka uruar anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, ka shprehur edhe falënderimin e tij për punën e ministrave të deritanishëm duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar me angazhimet e reja për realizimin e objektivave të qeverisë.
Gjithashtu, ai ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me mekanizmat ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe opozitën për të mirën e qytetarëve të vendit dhe të ardhmes së Kosovës duke shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe duke investuar në drejtime të dobishme për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sipas Kryeministrit, thellimi i reformave të vazhdueshme, zhvillimi ekonomik, përmirësimi i politikave fiskale, thithja e investimeve të jashtme, stimulimi i prodhimtarisë vendore dhe angazhimet në procesin e integrimeve në strukturat euroatlantike, do të vazhdojnë të jenë prioritet e kabinetit qeveritar. Njëherësh Thaçi ka përshëndetur aprovimin e djeshëm të Strategjisë për energjinë, në Kuvendin e Kosovës dhe është shprehur se kjo do t´i hap rrugë finalizimit të realizimit të projektit për ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re".