E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Do të provoj korrupsionin e Berishajve

 Ai ka refuzuar seancën e pajtimit, pasi siç është shprehur dhe në dalje të Gjykatës, ai do të argumentojë me fakte pse fëmijët e kryeministrit, po dhe vetë Berisha, janë të zhytur deri në fyt në korrupsion.

“Gjithsesi unë do njihem me aktet, do të njihem me provat dhe pastaj patjetër në seancë gjyqësore do parashtroj argumentet e mia pse ende sot vazhdoj mendoj që fëmijët e kryeministrit dhe kryeministri vetë janë të përfshirë në korrupsion. Këtë thashë edhe në seancën gjyqësore ku refuzova edhe kërkesën për pajtim”, theksoi ai.

 “Llumi korruptiv i qeverisë ka dalë në sipërfaqe dhe tashmë nuk ka një njeri më që e dyshon,  ndërkohë  segmente të caktuara të gjyqësorit janë të kapura deri në fund nga Sali Berisha. Po skalitet sistemi i pandëshkueshmërisë duke garantuar imunitet ndaj atyre zyrtarëve të lartë përfshirë edhe ministra, apo zv/kryeministrit në rastin konkret, apo dhe familjarët e kryeministrit, të cilët  dhe pse janë të përshirë në korrupsion mbrohen nga sistemi gjyqësor. Segmente të caktuara të sistemit gjyqësor po kthehen në kamxhik politik ndaj opozitës dhe deputetëve të opozitës”, shtoi. /Start/

                                                                                             2012-01-20 17:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›