E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 vit nga liberalizimi i vizave

E enjte 15 Dhetor 2011 1457 TIRANA NJE VIT ME PARE415 mije shqiptare kane kaluar per here te pare kufirin ne zonen Shengen qe nga 15 dhjetori i vitit te kaluar dita e pare kur hyri ne fuqi vendimi per liberalizimin e vizave. Sipas te dhenave nga Policia e Shtetit ne total per nje vit jane regjistruar 12 milione e 319 mije hyrje-dalje ne pikat kufitare nga shqiptare e te huaj shifer kjo shume me e larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Zyrtare te Drejtorise se Kufirit thone per Vizion Plus se ne pergjithesi qytetaret shqiptare i kane zbatuar rregullat e levizjes se lire por jane evidentuar edhe raste te shkeljes se tyre dhe per kete jane penalizuar. Jane rreth 300 shtetas qe kane shkelur afatin 90-ditor te qendrimit ndersa ka pasur edhe raste te atyre qe jane punesuar ne te zeze. Prej tyre rreth 200 shtetas jane kthyer dhe jane penalizuar duke mos u lejuar per 5 vjet te levizin ne zonen Shengen. Ka pasur edhe raste te shtetasve qe kane kerkuar azil politik kryesisht ne Belgjike por ne te gjitha rastet ata jane kthyer mbrapsht. Por e gjithe kjo periudhe nuk ka kaluar pa shqetesime. Problemi kryesor ka qene kthimi ne kufi. Plot 16 453 raste te tilla jane regjistruar deri tani. Kryesisht shtetasit e kthyer kane rezultuar ne sistemin TIMS apo nuk kane pasur nje adrese te sakte ku duhet te shkonin ose edhe raste te tjera ku nuk kane pasur nje garanci bankare gje te cilen edhe Shqiperia e kerkon per shtetasit e huaj. Por levizja e lire eshte pare edhe si mundesi nga personat qe i fshihen drejtesise te cilet jane prangosur ne momentin ku kane tentuar te kalojne kufirin. Te dhenat nga policia e kufirit flasin se qe nga 15 dhjetori i vitit te kaluar jane kapur 331 persona shqiptare dhe te huaj ne kerkim kombetar dhe 36 ne kerkim nderkombetar.

Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›