E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KLSH, Kuvendi i jep "ok"dekretit të Presidentit

Me 70 vota pro dhe 61 kundër Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dekretin e presidentit Topi për kreun e KLSH. Në këtë votim të pritshëm dhe të paralajmëruar nga të dy kampet partiake kanë surprizuar me abstenim tre deputetë nga PD, konkretisht Fatos Hoxha, Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi.

Kështu pas debateve të gjata mes deputetëve demokratë dhe socialistë kandidatura e Bujar Leskajt merr OK në Parlament. Krahas miratimit të dekretit të Presidentit, Parlamenti ka miratuar dhe Ardian Civicin si anëtar të bordit të BSH-së.
 

Opozita votoi kundër dekretit të presidentit Topi për të emëruar Leskajn në krye të KLSH-së.
 

Një tjetër çështje që u debatua mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës gjatë seancës parlamentare ishte edhe projektligj “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›