Avokatit i Popullit, Rama: Prova e parë e PS për administrim publik europian
“Prova e parë e Partisë Socialiste për një administrim publik europian”. Kështu e ka përkufizuar lidershipi i PS-së Edi Rama kandidaturën e përzgjedhur për Avokatin e Popullit nga komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave. Në një reagim në Twitter ai shkruan:
“Shqiptaret sapo pane nje prove se PS eshte gati per nje administrim publik europian. Avokat per Popullin jo per pushtetin sot apo neser!”
Vetëm pak minuta më parë komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave i Partisë Socialiste shpalli Igli Totozanin kandidaturë fituese për Avokatin e Popullit.
Kandidati fitues do t`i paraqitet për votim Grupit Parlamentar të PS-së.