E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth përshëndet kandidaturën e PS: Kuvendi të përshpejtojë vendimin

Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës fituesë për Avokatin e Popullit nga Partia Socialiste, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth ka mirëpritur zgjedhjen duke e cilësuar si një hap kyç për funksionimin e shoqërisë.

"I përshëndes hapat që janë hedhur kohët e fundit, si dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për të propozuar një kandidat për postin e Avokatit të Popullit", tha Wollfarth. "Ky është një hap kyç për plotësimin, më në fund, të këtij institucioni, pas mbetjes bosh të pozicionit që në fillim të vitit 2010, në mënyrë që zyra e Avokatit të Popullit të funksionojë sërish me efikasitet të plotë".

Kryetari i Prezencës ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij për moszgjedhjen e Avokatit të Popullit brenda afateve të duhura.

"Shpresoj që Kuvendi të marrë një vendim, së shpejti, në lidhje me emërimin e Avokatit të ri të Popullit, i cili do të kontribuojë efektivisht në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në marrëdhënie me administratën publike”- ka përfunduar Wollfarth.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›