Kateri i Radës, Familjarët- Italisë: Ju vazhdoni të vrisni të afërmit e viktimave

Foto marr nga "Shqiptari i Italise"
(I përditësuar)- Pas lajmit të djeshëm në lidhje me shpërbërjen e anijes së tragjedisë së Otrantos Kateri i Radës dhe ndërtimit me pjesët e saj të një monumenti për të përkujtuar të viktimat Otrantos, kanë reaguar familjarët e viktimave me anë të një deklarate që i është dërguar Konsullit Italianë në Vlorë dhe kryetarit të Bashkisë së Otrantos.
Mes të tjerash në deklaratë thuhet: Vepra e artit që ju doni të ndërtoni nga Kateri i Radës, nuk e ka vendin në Otranto por në Vlorë, ku janë të afërmit dhe fëmijët e viktimave të kësaj tragjedie. Nëse ekziston pak nga humanizimi juaj ju lutemi që të mos luani më me dhimbjen tonë
Në deklaratë parashtrohen dhe kërkesat e familjarëve të argumentuara:
1- Anija e shkatërruar është pronë e qeverisë shqiptare dhe vendimi i gjykatës në lidhje me zhvendosjen e saj nuk është dhënë akoma.
2- Nuk mund të pranojmë një monument për viktimat e otrantos kur ju me veprimet tuaja vazhdoni të vrisni familjarët e tyre.
3- Kërkojmë një takim me kryetarin e bashkisë së Otrantos.
******
Kateri i Radës, monument në Otranto të Italisë. Familjarët e viktimave: E duam në Shqipëri
Ka nisur që mbrëmjen e djeshme copëtimi i anijes shqiptare Kateri i Radës, për ndërtimin e monumentit në kujtim të viktimave të Otrantos. Mbështetur në informacionin e dhënë në faqen online Shqiptari i Italisë, mbrëmjen e djeshme është shkëputur pjesa e sipërme e anijes Kateri i Radës, që do të përdoret për veprën e artit në Otranto, e ideuar nga skulptori grek Costas Varotsos.
Ky monument, në kujtm të 81 viktimave të tragjedisë së 28 marsit 1997, pritet të inaugurohet më 29 dhjetor. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Otrantos, Francesco Vetruçio, monumenti do të kushtojë 150 mijë euro, përveç kostos vjetore të mirëmbajtjes, ndaj edhe qytetarët e Otrantos nuk kanë qenë të gjithë dakord me ngritjen e tij në qytetin e tyre.
Çështja rreth ngritjes së këtij monumenti ka rreth 14 vite që gjykohej, më në fund në kohën që anija ishte në pragë të shkatërrimit tashmë e kthyer në një vepër monumentale do të vendoset në hyrje të Portit të Otrantos, pranë plazhit, përballë brigjeve shqiptare.
Kundërshtimet
Ndërkohë që më të ndjeshëm ndaj kësaj çështje janë familjarët e viktimave të Otrantos, ata kanë kërkuar me shumë ngulmë që rrënojat

Foto marr nga "Shqiptari i Italise"
e anijes të ktheheshin në Shqipëri, pikërisht në qytetin e Vlorës. Të paktën në këtë mënyrë familjarët e viktimave që humbën në det do të kishin një vend për t`i qarë.
Në tragjedinë e 28 marsit të vitit 1997, gjatë udhëtimit për në Itali me anijen Kateri i Radës me 115 persona në bord, si pasojë e përplasjes me anijen ushtarake italiane Sibila, u mbytën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar.