1-vjetori i tragjedisë së Himarës, homazhe në Universitetin e Elbasanit
ELBASAN - Homazhe janë zhvilluar sot në ambientet e jashtme të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në kujtim të 11 studenteve që humbën jetën një vit më parë në aksidentin e Himarës. 26 studentet e mbijetuara të këtij aksidenti kanë qëndruar në Elbasan në pamundësi për të udhëtuar drejt Himarës për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore dhe psikologjike.
Homazhet do të vijojnë gjatë të gjithë ditës, ndërkohë që aty marrin pjesë edhe pedagoge e qytetarë të ndryshëm të qytetit të Elbasanit. Buqeta me lule në nder të viktimave kanë vendosur edhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Socialiste.
Ndërkaq, dhimbjes për këtë ditë i është bashkuar edhe Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksander Arvizu. Në rrjetin social “Twitter” Arvizu shkruan: “Sot ne përkujtojmë humbjen tragjike të një viti më parë të studentëve. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe miqtë e tyre”,- përfundon mesazhi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)