E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja “Dajti”, gjykata ka shtyrë për nesër seancën

TIRANË -Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Dajtit, të akuzuar për ekzekutimin e katër policëve në plazhin e Durrësit është shtyrë për nesër.
Gjatë senacës së zhvilluar sot, në Gjykatën e Krimve të rënda, në mungesë të avokatit mbrojtës të të pandehurit, gjykatësit vendosën ta shtynin për të mërkurën seancën gjyqësore.

Nga ana e tij, Dritan Dajti ka akuzuar gjykatën për zvarritje të procesit.

Një ditë më parë gjykata kishte refuzuar kërkesat e avokatit mbrojtës të Dajtit, Ndue Pjetra, që kishte kërkuar 30 ditë kohë për të studiuar rastin dhe 200 mijë euro, si kusht për të marrë në mbrojtje të pandehurin.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër policivë në plazhin e Durrësit, pranë pistës “Iliria”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›