E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një shqiptar arratiset nga paraburgimi

Një shqiptar është arratisur gjatë natës nga mjediset e paraburgimit të Shen Dhimitrit, në Greqi. 

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar. 

Policia policia greke nuk jep detaje rreth identitetit të shqiptarit, por sqaron se ai ishte arrestuar për grabitje një ditë më parë dhe ishte izoluar në paraburgim. 

Mësohet se shqiptari ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së policëve roje dhe është larguar. 

Policia po ushtron kontrolle dhe ka ngritur postblloqe në gjithë zonën për kapjen e tij. 
(an.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›