E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet Sekretari për Kulturën në AK: Partia u shndërrua në LK, Partia e Lekëve të Kreshnikut

TIRANE-Largohet një tjetër sekretar nga partia Aleanca Kuq e Zi. Largimi më i fundit është ai i Mystehak Xhemali, Sekretar për Kulturën dhe Artin në AK, i ngarkuar për organizimin e degës së Fierit.

Përmes një letre dorëheqjeje ai akuzon kreun e AK, Spahiun për skandalin me listat për deputetë dhe për largimet e njëpasnjëshme nga partia.

Sipas tij, edhe pse është kërkuar një analizë për këtë rrjedhje, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për komente dhe analiza.

“Kjo përbën shkelje të zhvillimit normal të demokracisë së brendshme në parti, përbën devijim nga përgjegjësia e kryetarit të AK, i cili u shmanget kështu ballafaqimeve për çështje të rëndësishme parimore”, shkruan ai, duke thene se AK është shndërruar në LK, ose Partia e Lekëve të Kreshnikut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›