E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 bashki do te perfshihen ne programin pilot

Modeli i Bashkise se Durresit per sa i perket informatizimit te plote te saj ne lidhje me te gjitha sherbimet per qytetaret dhe bizneset taksapaguese do te merret si model per 10 bashki te vendit qe po aplikojne te njejtin sistem informatizimi. Ne kete takim merrte pjese nenkryetari i Bashkise se Durresit Adrian Cela qe i njohu te pranishmit me lehtesirat qe ka sjelle ky informatizim per sa i perket marredhenies se Bashkise se Durresit me bizneset dhe qytetaret dhe lehtesirat qe i ofrohen ketyre grupeve. Me kete program Bashkia e Durresit krijon mundesine qe qytetaret te marrin pergjigje per nevojat e tyre ne qendrat e njesive administrative si dhe ne nje rrjet kioskash informuese qe po instalohen ne qytet. Sipas nenkryetarit Cela me kete program Bashkia e Durresit ka ndryshuar ne menyre rrenjesore percjelljen e informacionit tek qytetaret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›